• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore dramatike e Realit me Valencian

04/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të çmendur të mundshëm, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Valencian në duelin që i pati të gjitha.
Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e 12-të të La Ligës, teksa Valencia e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në minutën e 55-të, Bellingham shpërdoroi një 11-metërsh, duke dëshpëruar madrilenët, teksa 5 minuta më vonë, Kilian Mbapesë iu anulua një gol nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Si të mos mjaftonin këto dy episode, skuadra e Ançelotit, mbeti me 10 lojtarë në minutën e 79-të, ku Vinicius Zhunior u ndëshkua me karton të kuq. Por edhe pse me 10 lojtarë, Reali gjeti forcat për të përmbysur rezultatin.
Në minutën e 85-të, ishte Modriç i cili i hedhur nga stoli, fillimisht vendosi baraspeshën, ndërkohë që në minutën e 96-të, do të ishte Bellingham që do të shlyente penalltinë e humbur, duke shënuar golin e përmbysjes së çmendur.
Një ndeshje kjo për zemra të forta, ku në fund ishin madrilenët ata që festuan marrjen e 3 pikëve.

Next Post

Ranieri: Lazio e frikshme, por në derbi gjithçka zerohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.