Thursday, 16. April 2026
Sport

Fitore e madhe e Kosovës U21, Ademi: Përgëzoj djemtë për paraqitjen  

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës U21 nën drejtimin selektorit Afrim Tovërlani ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Izraelit U21, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Për Kosovën shënuan Bleron Krasniqi (6′ e 10′) e Veton Tusha (80′) dhe për Izraelin U21 realizoi Nachmani  (24′).

Kosova renditet në vend të tretë me 8 pikë pas gjashtë ndeshjeve në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

President i FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar djelmoshat për këtë fitore, 

“Kombëtarja U21 triumfoi 3:1 kundër Izraelit në ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” që u zhvillua në “Zahir Pajaziti”. 

Kjo është fitorja e dytë e Dardanëve të rinj në këtë cikël kualifikues. 

Përgëzoj djemtë për paraqitjen në këtë ndeshje dhe për fitoren e arritur. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Afrim Tovërlani.

Shpresoj që sot të kemi fitore edhe për Kombëtaren U19 dhe për Kombëtaren A”, ka uruar Ademi.

Teilen: