Saturday, 14. February 2026
Sport

Fitore e madhe e Valencisë, Reali humb vendin e dytë

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi assesi që të marrë veten pas humbjes poshtëruese me rezultat 4:0 nga Manchester City në Champipns League, sonte pësuan humbje me 1:0 nga Valencia në Mestalla.

Tre pikë të mëdha për Valencinë, që sado kudo kanë ikë nga zona e rrezikut, ndërsa Reali humb vendin e dytë në kampionatin spanjollë.

Në minutën  e 23-të, Diego Lopez ka realizuar për fitoren e madhe të vendasve.

Vinicius Junior i Realit u përjashtua me karton të kuq në minutën e 90+7.

Barcelona kryeson me 85 pikë, duke lënë pas Atletico Madridin me 72, Real Madridin 71, ndërsa Valencia është në të 13-tin me 40 pikë.

Teilen: