• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore e pastër kundër Atalantës, Inzagi bën ironi: Dëgjoj se Interi mund ta mbyll me zero trofe

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat që në Itali janë bërë mbi faktin që Interi mund të mos fitojë asgjë në këtë sezon. Trajneri i zikaltërve ndihet krenar për ecurinë që ka skuadra e tij në këto momente.

simone inzagi

NDESHJA- “Si trajner, jam shumë i lumtur nga paraqitja dhe mbi të gjitha nga rezultati. Erdhëm këtu me personalitet, por ndeshjen duhet ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Na e mohoi shtylla dhe goli i anuluar për Lautaron. Fratezi pati rast. Por erdhëm për të luajtur ndaj një Atalante në formë dhe në një moment të shkëlqyer. Nuk i lamë shumë terren një ekipi që kishte 63 gola. Ende nuk kemi bërë asgjë, por këta djem meritojnë komplimente. Kisha 6-7 lojtarë të dëmtuar, por me këtë shpirt që kanë të tjerët, mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

TITULLI- “Kemi bërë një ndeshje të madhe. Në këto javë kam lexuar shumë gjëra, por kjo është rruga e duhur që duhet të ndjekim. Ishim në fundin e një cikli të tmerrshëm me ndeshje, por jam i kënaqur. Mungojnë shumë ndeshje deri në fund, por nuk kam çfarë t’u kërkoj këtyre djemve”.

QASJA- “Kundër Atalantës duhen shumë gjëra, vrap, vendosmëri dhe agresivitet. Por duhet që të luash edhe mirë teknikisht. Djemtë ishin të zotët, pastaj çdo ndeshje është ndryshe. Janë shumë afër dhe nuk ke kohë për të qenë në formë”.

TRIPLETË- “Duam të luajmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur në këtë sezon. Por e dimë si është sporti. Flitet për një Inter që mund të fitojë gjithçka dhe ndoshta asgjë. Ne e dimë, dëgjojmë dhe lexojmë. Jemi të lumtur që do të fitojmë shumë ndeshje. Kemi luajtur dy ndeshje të mira me Fejnordin dhe në mes kishim Monzën që na hapi punë. Pas pushimeve do të kemi Udinezen dhe Kupën e Italisë. Nuk mund të shohim mbrapa. Të vazhdojmë kështu”.

ZERO TITUJ- “Absolutisht jo, nuk më ka bezdisur ky diskutim që ndoshta nuk fitojmë asgjë. Unë jam trajner dhe sporti i tillë është. Ne nuk bëjmë shumë llogari, por thjesht duam të luajmë sa më shumë”.

DUMFRIS- “Ka pasur një mbingarkesë dhe një ngërç. Do ta shohim këto ditë, por ai ishte i qetë. Më ka thënë që të prisja për zëvendësimin, por ndoshta nuk e kuptoi që unë e kisha marrë vendimin”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Habia me Albion Markun, trajneri Silvinjo nuk e ka idenë kush është

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.