Monday, 19. January 2026
Sport

Fitore e thellë e Dritës në miqësoren në Turqi

GS 16/01/2024 1 Min. Lesezeit

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë në miqësoren e zhvilluar të martën në Antalia të Turqisë. Drita mposhti skuadrën e Hungarisë, Vasas me rezultatin 6:1.

Pjesën e parë e mbylli me rezultatin 2:0 me dy golat e Blerim Krasniqit, në minutën e 12-të dhe Blend Baftiut në minutën e 45-të.

Muharrem Jashari më pas shënoi dy gola në pjesën e dytë. Të parin në minutën e 59-të, kurse pas tre minutave të dytin. Albin Prapashtica shënoi golin e pestë në minutën e 72-të, kurse të fundit Meris Maliqi në minutën e 79-të.

Drita në Turqi do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje tjera përgatitore për stinorin pranveror të Superligës që nis më 10 shkurt.

Teilen: