Friday, 20. March 2026
Sport

Fitore e vuajtur për Bayernin në miqësore

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Bayerni i Mynihut ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Japoni, kësaj radhe kundër skuadrës së Kavasaki Frontale, duke fituar me rezultatin minimal 0-1.

Sfida nisi me një ritëm të ulët, me gjermanët që ishin ata që dominuan sfidën në statistika, por goli erdhi vetëm në pjesën e dytë me anë të Stanisiç në minutën e 57’.

Skuadra japoneze arriti të mbrohej mirë duke mos i dhënë hapësira bavarezëve që të shënonin më shumë.

Sfida e radhës për Bajernin do të jetë më 2 gusht kundër Liverpulit.

Teilen: