• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore historike: Kosova mposht Slloveninë dhe kualifikohet në play-off

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka regjistruar një fitore të madhe dhe plotësisht të merituar në Lubjanë, duke triumfuar 0-2 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve në eliminatoret për Kampionatin Botëror.

Me këtë rezultat, Dardanët ngjiten në kuotën e 10 pikëve dhe sigurojnë matematikisht kualifikimin në play-off. Grupi kryesohet nga Zvicra me 13 pikë, ndërsa Sllovenia mbetet me 3 pikë dhe Suedia mbyll renditjen me vetëm 1 pikë.


Banner

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Kosovën. Në minutën e 6-të, Mërgim Vojvoda dha një pasim të shkëlqyer në thellësi për Fisnik Asllanin, i cili shënoi me qetësi për rezultatin 0-1. Kosova vazhdoi të menaxhonte mirë lojën, duke e mbajtur Slloveninë larg zonës dhe duke e detyruar atë të tentojë nga distanca. Rasti më i rrezikshëm i vendasve erdhi në minutën e 30-të, por portieri Amir Shaipi reagoi me një pritje vendimtare.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Dardanëve, të cilët treguan pjekuri taktike dhe rrezikuan edhe me disa gjysmëraste të tjera.

Fillimi i pjesës së dytë solli tension për Slloveninë, që mbeti me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të shpejtë të Petar Stojanovic (47’ dhe 53’). Kosova e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike.

Në minutën e 64-t, pas një harkimi të Milot Muslijës në zonën e vogël, mbrojtësi slloven Zan Karnicnik devijoi topin në portën e vet, duke dyfishuar rezultatin në 0-2.

Dardanët patën edhe dy mundësi të tjera të mira për të thelluar epërsinë, por Jan Oblak ndali rastin e Veldin Hoxhës, ndërsa një goditje e Muslijës kaloi shumë pranë shtyllës.

Me këtë fitore, Kosova jo vetëm që merr një triumf të rëndësishëm në transfertë, por edhe arrit objektivin madhor të fazës së grupeve: kualifikimin në play-off. Një hap i madh drejt synimit për një vend në Kampionatin Botëror.

Next Post

KB Policia e Kosovës shënon fitoren e tretë radhazi, triumfon bindshëm ndaj KB Sfera

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.