Friday, 27. March 2026
Sport

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

GS 26/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë.

“Dardanët” fituan me rezultat bindës 3:4 kundër kombëtares sllovake, transmeton lajmi.net.

Me këtë fitore, Kosova kualifikohet në finalen “play-off” për kualifikim në Botëror. Në finale do të luaj kundër Turqisë, me 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të parët që kaluan në epërsi ishin sllovakët me Valjent në minutën e 6-të.

Pastaj, Kosova barazoj në minutën e 21-të me anë të Veldin Hoxhës, i cili shënoi një super gol me goditje jashtë zonës. Goli u asistua nga Mërgim Vojvoda.

Sllovakia u rikthye në epërsi në minutën e 45-të me golin e Haraslin.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të, Fisnik Asllani shënoi gol me kokë pas krosimit të Mërgim Vojvodës.

“Dardanët” kaluan në epërsi për herë të parë në ndeshje në minutën e 60-të. Florent Muslija shënoi një super gol nga goditja e lirë.

Në minutën e 72-të, Kreshnik Hajrizi, pas asistimit të Albian Hajdarit, shënoi golin e katërt për Kosovën.

Deri në fund të ndeshjes, Sllovakia shënoi me anë të Strelec në minutën e 94-të, por që në fund shërbeu veç për statistika./lajmi.net/

Teilen: