• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore me… penallti nëpër këmbë/ Sylvinho: Rëndësi ka që jemi në garë

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk deshi t’i kritikonte hapur lojtarët e tij.

Trajneri i kombëtares, Silvinjo, pranoi se fitorja ndaj Letonisë ishte shumë e vështirë, dhe njohu më shumë meritat e kundërshtarit, sesa ato që mund të ishin problemet në lojën tonë.

Braziliani vlerësoi punën e tij e të stafit dhe e la në përgjegjësi të futbollistëve atë që ndodh në 20 apo 30 metrat e fundit para portës kundërshtare.

“Analiza e ndeshjes nga ana juaj është e saktë. Mendoj se puna që po bëjmë është që lojtarët të arrijnë në 20-30 metrat e fundit, dhe pastaj I takon lojtarit të veprojë me cilësitë e tij individuale. Në futbollin modern të gjithë mbrohen shumë mirë. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të shënosh. Në zonë ka gjithmonë një mbrojtës më shumë. Nuk është e lehtë. Unë mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë dhe patëm mundësi edhe për ta mbyllur. Duhet të themi se kundërshtari është I vështirë. E pamë ndaj Serbisë tre ditë më parë, kur në sekondat e fundit goditën shtyllën. Edhe ndaj nesh gjithçka ishte e njëjtë, me të vërtetë e njëjta gjë. Një ekip mjaft I mirë, e përgatitur fizikisht, e vështirë për ta thyer, ekip që luan deri në fund. Edhe këtë herë në 5 minutat e fundit ndryshuam modulin, me Kumbullën në fushë. Ata u sulën që të gjithë në zonën tonë. E vështirë, por fituam, morëm 3 pikë shumë të rëndësishme. Pas pak, javën që vjen duhet të mendojmë për tetorin, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë”.

Silvinjo thekson një fakt që e cilëson tepër të rëndësishëm dhe bën një krahasim mes Europianit e Botërorit.

“E thashë që më parë se ishte ndeshje kyç, ishte për t’u fituar, sepse ndryshe nuk mund të shpresonim për më tej. Luajtëm mirë dhe e merituam fitoren, morëm 3 pikë. Jemi në lojë dhe mund të shkojmë përpara duke pasur në mendje tetorin, dhe ndeshjen shumë të vështirë e vendimtare. Rëndësi ka që jemi në garë. Jam I kënaqur nga të gjithë, nga Federata, nga Shqipëria si vend. Kjo është e bukur. Një kualifikim në Europian është I vështirë, ndërsa në Botëror shumë më tepër. Ju e dini më mirë se unë. Nuk ishte e lehtë që të arrinim në tetor në garë me një kundërshtar të fortë, por deri tani e kemi bërë. Duam më shumë kuptohet, por avash-avash”.

Trajneri u pyet nëse Shqipëria mund t’i shfrytëzojë problemet politike dhe sportive që ka Serbia në këtë moment.

“Është ende shpejt për të folur për atë ndeshje. Sot është ende situatë e nxehtë përsa I përket Letonisë, Ishte një ndeshje e fortë, e vështirë dhe e përsëris se nëse nuk do të fitonim, nuk do të kishim pasur të ardhme. Kam përvojë 15 vjet si lojtar, 10 vjet në stafin teknik, tre-katër vjet si trajner I parë. Mendoj se ajo që ndodh sot në Serbi ka ndodhur kudo. Shpesh ka probleme edhe në kombëtare, edhe në një shoqëri, Problem me presidentin, me lojtarët. Secili I zgjidh vetë problemet e veta. Ne duhet të merremi me punën tonë. Kemi gati një muaj kohë për të punuar mirë, për të punuar fort. Të shkojmë atje dhe ta provojmë. Do të punojmë për këtë garë, por unë them se në çdo ndeshje luhet 90 minuta. Ne do të ecim në rrugën tonë”.  / abcnews.al /

Next Post

Turqia “arnaute” ballë Greqisë “nigeriane”/ Eurobasket 2025, ballkanasit në gjysmefinale pasi mundën Poloninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.