Sunday, 3. May 2026
Sport

Fitore shumë e rëndësishme evropiane e Besa Famgas

GS 07/09/2025 1 Min. Lesezeit

Besa Famgas ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Besa Famgas e mposhti skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34.


Banner

Ekipi pejan që nga fillimi ishte në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:16 për Besën. Dallimi u rrit në pesë gola në pjesën e dytë.

Ndonëse me fond të limituar të lojtarëve, Besa Famgas ka shfaqur shpirt luftarak dhe shënoi fitore që ka rëndësi edhe për të ardhmen e këtij klubi me nam.

Ali Abdulah Zayan ishte më efikasi te Besa Famgasi me 14 gola. Nëntë i shënoi Deniz Terziqi e shtatë Amar Muqolli. Katër gola i shënoi Jon Vokshi, nga dy Enis Kuleta e Edonis Hajra dhe një e shënoi Ilir Istrefaj. Me 13 pritje u dallua edhe Olt Kabashi.

Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Ankara të Turqisë.

Teilen: