Arijon Ibrahimoviqi dhe Diant Ramaj me Heidenheimin kanë pësuar disfatë shumë të thellë nga Bayer Leverkuseni.
Leverkuseni të shtunën fitoi 6:0 në shtëpi në kuadër të javës së dhjetë të Bundesligës gjermane.
Nënkampioni Leverkuseni në pjesën e parë i shënoi plot pesë gola. Goli i gjashtë u realizua në pjesën e dytë.
Patrik Schick e hapi serinë e golave në minutën e dytë. Jonas Hofmann shënoi për 2:0 në minutën e 16-të.
Gjashtë minuta më pas, Schick, e realizoi golin e tretë. Golin e katërt e shënoi Ernest Poku në minutën e 27-të.
Realizatori i golit të pestë ishte Ibrahim Maza në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Maza e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 53-të.
Ramaj ishte në portë te Heidenheimi dhe Ibrahimoviqi e kompletoi ndeshjen.
Leverkuseni ka 20 pikë në pjesën e epërme të tabelës.
Heidenheimi është në pozitën e fundit me vetëm pesë pikë.


