Barcelona arriti të fitonte ndaj Real Madridit në miqësore me rezultatin 3-0, aty ku të besuarit e Çavit shkëlqyen duke marrë fitoren e parë pas humbjes ndaj Arsenalit.
Megjithatë, Çavi nuk mund të jetë i qetë pas kësaj ndeshjeje duke qenë se shumë lojtarë i ka të dëmtuar. Në minutën e 40 të takimit, Gyndogan u dëmtua dhe kërkoi zëvendësim e duket se dëmtimi i tij është më i rëndë seç mendohej në fillim. Mesfushori gjerman nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren e fundit ndaj Milanit dhe me shumë gjasa e ka mbyllur fazën përgatitore dhe do të jetë i gatshëm vetëm në kampionat, nëse gjërat shkojnë mirë për të.
Një tjetër i dëmtua është Kristensen që u detyrua të largohej për t’i lënë vendin Garsias ndërsa Inigo Martinez e Gavi nuk ishin në listën e ndeshjes për shkak të dëmtimeve të mëparshme. Pak ditë më parë, katalanasit anuluan edhe miqësoren me Juventusin për shkak të një virusi që kapi skuadrën.
PANORAMASPORT.AL