Monday, 13. April 2026
Sport

Fitore tjetër për KB Policia e Kosovës

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

KB Policia e Kosovës shënoi edhe një fitore të madhe ndaj KB Megasportit në një sfidë të zjarrtë të zhvilluar në Lipjan!

KB Policia e Kosovës triumfoi me shifrat 64:49 për fitoren e dytë rresht këtë sezon në Ligën e Dytë të Kosovës në basketboll.

“Ritmi ishte i lartë nga sekonda e parë, me Policinë e Kosovës që dominoi me energji, presion agresiv dhe aksione të shpejta”, shkroi KB Policia e Kosovës në njoftim.

Më tej, KB Policia e Kosovës, vazhdoi: “Megasporti qëndroi në lojë dhe krijoi rivalitet të fortë, por në momentet vendimtare Policia e Kosovës tregoi qartësi dhe karakter, duke vulosur fitoren me plot meritë”.

Gjithashtu, në fund të ndeshjes, kryetari i shoqatës, Amir Gerguri, u drejtua lojtarëve, i përgëzoi për paraqitjen e shkëlqyer dhe i inkurajoi që ta vazhdojnë këtë ritëm edhe në sfidat e ardhshme.

“Fitore me zemër, ritëm dhe karakter, një mbrëmje perfekte për KB Policinë e Kosovës!”, ka përfunduar KB Policia njoftimin.

Teilen: