• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fitoren ia dedikoj Bobo TV-së”, Alegri: Të kapim katërshen e parë, favoritë për titullin janë… Interi, Milani dhe Napoli

05/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi siguroi 3 pikë të arta në transfertë ndaj Fiorentinës, duke triumfuar me rezultatin 0-1 falë golit të mesfushorit Mireti. Në lidhje me këtë fitore foli edhe trajneri Masimiliano Alegri që në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ndër të tjera deklaroi:  

alegriiii

“Këtë mbrëmje ia dedikoj fitoren Bobo TV-së. E deshëm këtë 3 pikësh, performanca e djemve ishte ajo që kërkonim, ndaj një Fiorentine që është gjithmonë e vështirë, kur luan kundër tyre. Nuk ishte e lehtë, ne shënuam me një lëvizje të mirë.

Në pjesën e dytë Vlahoviç dhe Milik na dhanë një dorë të madhe. Por ne mbajmë një profil shumë të ulët, duhet të arrijmë në katër të parat hapa pas hapi. 

Duhet të shikojmë gjithmonë përpara, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Interi, Milani dhe Napoli janë më favoritë se ne, kemi shumë lojtarë të rinj, po ka një shpirt të mirë brenda në skuadër. Ndërkohë në duelin tjetër do të përballemi me Kaljarin. Ne kemi kufij dhe po punojmë për këtë.

Po punojmë që të përmirësojmë cilësitë e rëndësishme që kemi. Interi është përpara të gjithëve, tani kemi Kaljarin, që Ranieri e ka ngritur në këmbë. 

Kieza po kalon një sezon të mirë, ai po rritet. Ai u vu në dispozicion të ekipit, nuk ishte e lehtë për të të luante në Firence, por ai e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme.””, u shpreh Alegri.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ramadani dhe Dybala shkëmbyen fanellat në fund të pjesës së parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.