• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja e dytë për Borën, fitoi dramën ndaj Bashkimit

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bora e shënoi fitoren e dytë në këtë edicion të ProCredit Superligës.

Prishtinasit në xhiron e 11-të fituan dramën ndaj Bashkimit me rezultat 87:86 (26:18, 23:24, 10:23, 28:21).

Vendasit ishin më të vendosur dhe këtë e treguan që në fillim, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 26:18. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, 23:24, për të shkuar në pushim me shifrat 49:42.

Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë u rikthyen fuqishëm, duke përmbysur rezultatin, që pas 30 minutash ishte 59:65. Lojë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit.

Tre minuta nga fundi, Bashkimi kishte epërsi deri në shtatë pikë, por Bora nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, duke rikthyer epërsinë në të mirë të saj 87:84, kurse mysafirët ngushtuan në 87:86 dhe kishin aksionin e fundit të ndeshjes, por nuk ishin të saktë dhe Bora triumfoi 87:86, që ishte e dyta në këtë edicion.

Te vendasit u dalluan Alex Aveion Lomax me 23 pikë e shtatë asistime dhe Adem Mekic me 19 pikë e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Jayveous Mckinnis me 16 pikë e 12 kërcime dhe Mack Smith me 24 pikë.

Bora ka dy fitore e tetë humbje, ndërsa Bashkimi tetë fitore e tri humbje.

Next Post

VIDEO/ Fitore spektakolare ndaj Gironës, Reali “i fut të dridhurat” Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.