• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja e dytë për kampionet e Kosovës

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion të Liga Unike Femrat.

Kampionet e Kosovës shënuan fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:70 (20:21, 17:15, 15:10, 21:24), ndërsa që për skuadrën e Partizanit ishte humbja e parë, pasi e kishte nisur me fitore.

Në çerekun e parë mysafiret kishin epërsi të dyfishtë 7:14, me një seri prej 0:10, sidoqoftë, vendaset nuk u dorëzuan, ku kjo pjesë përfundon 20:21.

Lojë e baraspeshuar ishte edhe në periudhën e dytë, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:36.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku në fund kampionet e Kosovës me katër pikë radhazi krijuan epërsi 52:46. Në dhjetë minutat e fundit takimi ishte shumë interesant, ku Partizani barazoi në 70:70, por në momentet vendimtare, Bashkimi shënoi tri pikë nga gjuajtjet e lira, dy nga Arbnore Përquku dhe një nga Dana Thompson për 73:70.

Caterrion Thompson kishte 22 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime te Bashkimi, ndërsa Arbnore Përquku shtoi 16 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime, ndërsa te Partizani u dalluan Shaylin Hagans me 16 pikë dhe Sarah Mgbeike me 11 pikë e dhjetë kërcime.

Next Post

Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.