• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja e Interit mes vështirësish ndaj japonezëve, Asllani: E dinim që mund të eliminoheshim

22/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka mundur me shumë vështirësi me shifrat 2-1 Uraua Red të Japonisë në Botërorin e Klubeve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër. Për zikaltrit, një gol në shtesë nga Karboni solli tre pikët me përmbysje në një ndeshje që mund të shkonte shumë keq.

Kristjan Asllani, pas duelit që nisi përsëri si titullar, theksoi se sfida kishte qenë e vështirë për shkak të qasjes së kundërshtarëve që luanin në mbrojtje. Por ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë të kthente situatën në një moment kur dukej se edhe mund të eliminohej.

Çfarë vështirësish ndeshët pasi pësuat një gol dhe si e menaxhuat ndeshjen?
Patëm pak probleme pas golit, edhe për faktin se ata u mbrojtën shumë mirë, ishin shumë poshtë dhe ne kishim vështirësi për të lojtarët mes linjave. Në pjesën e dytë u kthyem me tre në mesfushë dhe ndoshta bëmë më mirë. Ata u kthyen edhe më poshtë, u bë shumë të vështirë për t’u kaluar. Megjithatë, ne u treguam të aftë të siguronim këtë fitore, e cila ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme.

Cilat janë aspektet që duhen përmirësuar për të shmangur pësimin e golave?
Sigurisht që është një aspekt mbi të cilin duhet të punojmë. Një ekip si i yni nuk mund t’i lejojë vetes që të pësojë gola, dhe në të dyja ndeshjet deri më tani kemi pësuar nga një në minutat e para. Duhet t’i analizojmë me kujdes gabimet e bëra dhe të rritemi së bashku.

A lidhen vështirësitë me formën atletike apo me faktorë të tjerë?
Jo, nuk është një problem fizik. E dimë që është fundi i sezonit dhe të gjitha ekipet janë të lodhura, por kjo nuk na intereson. Duhet të japim dhe të bëjmë shumë më tepër, sepse pastaj na presin gjëra të mëdha.

Si u ndjetë në mesfushë në pjesën e dytë? Çfarë vështirësish patët në asimilimin e ndryshimeve taktike?
Nuk ka vështirësi, por është e vërtetë që kemi punuar pak së bashku dhe vetëm në pak ditë. Ende mungojnë shumë lojtarë, kështu që disa probleme i kishim. Në pjesën e parë ishte e vështirë të gjeje hapësira sepse ishin shumë poshtë, por në pjesën e dytë ishim shumë më mirë.

A ju ndihmon kjo fitore edhe mendërisht për pjesën tjetër të turneut?
Po, absolutisht. Ne donim të fitonim me çdo kusht sepse ishte një objektiv i rëndësishëm. E dinim se me një humbje ndoshta mund të ishim eliminuar, kështu që jemi të lumtur që kemi fituar këto tre pikë.

A komplimentuat Karbonin pas ndeshjes?
Po, e komplimentuam, edhe trajneri gjithashtu na bëri t’i kushtonim një duartrokitje në dhomën e zhveshjes. Jemi të lumtur për të: ai është një djalë i shkëlqyer, një futbollist i shkëlqyer, E dimë sa ka vuajtur, për fat të mirë iu kthye buzëqeshja pas këtij goli.

Next Post

​Katër skuadrat kosovare në garat evropiane tregojnë synimet e tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.