• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja e thellë ndaj Valencias, Ançeloti: Tani mund të them që Vinicius dhe Rodrigo janë kthyer, ja gjendja e Bellingamit

12/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Karlo Ançeloti foli për mediat pas fitores së Real Madridit kundër Valencias  (5-1) në “Santiago Bernabeu”.

-800-0-1699771401xscreenshot-1-147

Fjalimi i tij ishte i matur, pavarësisht performancës së mirë të njerëzve të tij dhe ai përdori humor për të zbuluar disa biseda me Vinin dhe Brahimin, kur ata u zëvendësuan: “Vinicius më tha se donte të luante më shumë dhe Brahimit i thashë të mos luante me taka, se unë nuk më pëlqen.”

Bellingam? “Ai do të shkojë në Angli për t’u vlerësuar, por do të kthehet së shpejti. Ai duhet të bëjë një punë specifike. Pas pushimit ai mund të luajë përsëri. Në tre ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë, por na ka munguar pak kundër Rajo Vajekanos. Kemi luajtur mirë në futboll, me cilësi, përkushtim…”.

Shkatërrues Kamavinga? “Kamavinga i bën mirë në të gjitha pozicionet ku është vendosur. Në këto dy ndeshjet e fundit ai ka treguar nivelin e tij më të mirë si shkatërrues.”

Vinicius dhe Rodrigoo? “Ata janë rikthyer në nivelin e tyre më të mirë. Thjesht u duhej kohë për të shprehur sërish cilësinë e tyre më të mira. Në dy ndeshjet e fundit ata kanë bërë shumë mirë, duke u kombinuar mirë, duke kërkuar hapësira… Ata janë rikthyer.”

I padrejtë ndaj Luninit? “Nuk e di nëse kam qenë i padrejtë ndaj tij. Kur ke një skuadër të këtij niveli, ndonjëherë duhet të jesh i padrejtë. Sot Modriç mund të ishte titullar. Është detyra ime të zgjedh dhe nuk është kështu. Gjithmonë kaq e thjeshtë. Ishte ndeshja më e mirë. Valencia nuk ka treguar nivelin e saj më të mire, sepse ne kemi luajtur shumë mirë. Pas 15 minutash kemi luajtur një lojë perfekte.”

Girona, lider i La Ligës? “Ata po bëjnë shumë mirë, më mirë se ne. Ata nuk kanë gara evropiane dhe mund të luftojnë vetëm për La Ligën”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çfarë kishte deklaruar Dwamena për aparatin në zemër pak muaj para tragjedisë?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.