Saturday, 4. April 2026
Sport

Fitorja e vuajtur ndaj Ishujve Faroe, në Poloni kërkojnë shkarkimin e trajnerit Santos

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Polonia mori një fitore të vuajtuar ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

skysports-fernando-santos-portugal_5992513

Dy golat e Levandovskit shpëtuan polakët nga turpërimi në shtëpi. Por askush nuk është i kënaqur me ndeshjen e mbrëmshme, dhe të gjithë në Poloni fajësojnë vetëm një person, Fernando Santosin.

Sipas mediave polake të gjithë duan shkarkimin e tij për lojën e turpshme dhe aspak premtuese të kombëtares ndaj një kundërshtari të lehtë si Ishujt Faroe.

Sipas një artikulli të botuar në median “SportoweFakty”, shkruhet se do të kishte qenë më e lehtë nëse do të kishin humbur mbrëmë pasi Santos do të ishte shkarkuar menjëherë. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për situatën e krijuar, nuk dëshiron të tërhiqet për shkak të krenarisë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: