• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fitorja historike e Kosovës kundër Spanjës”

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani ka reaguar në lidhje me fitoren e Kosovës U19, në ndeshjen në të cilën mposhti Spanjën me rezultat përmbysës 4:3.

Cani e vlerësoi këtë fitore si historike për Kosovën, derisa tha se kjo mbeti pak nën hijen e skandalit në Rumani – pa të drejtë.

“Lajmin për fitoren e Kosovës kundër Spanjës e kanë publikuar edhe shumë media gjermane. Ndonëse, pa të drejtë, ka mbetur nën hijen e skandalit të madh në Rumani, ku ndeshja u ndërpre pas thirrjeve raciste kundër Kosovës!” – shkroi ndër të tjera gazetari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fitorja historike e Kosovës kundër Spanjës

Bravo Kosova, bravo djema e trajner – kjo tregon se e ardhmja e futbollit të Kosovës është e ndritshme, në qoftë se punohet si duhet. Fitorja e Kosovës në U19 kundër Spanjës 4:3 ka mbetur pak nën hijen e skandalit në Rumani – pa të drejtë. Kjo fitore është vërtet historike dhe motivuese. Spanja në konkurrencën e U19 ka fituar 12 herë kampionatin evropian. Ndërsa Kosova i mposhti lojtarët nga akademitë dhe klubet më të njohura në botë. Kur është mirë duhet të themi: Bravo djema, bravo trajner por bravo edhe Federatës së Futbollit – apo Federatën duhet ta shajmë e kritikojmë gjithmonë?!

Lajmin për fitoren e Kosovës kundër Spanjës e kanë publikuar edhe shumë media gjermane. Ndonëse, pa të drejtë, ka mbetur nën hijen e skandalit të madh në Rumani, ku ndeshja u ndërpre pas thirrjeve raciste kundër Kosovës!

Next Post

Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë se lojtarët dhe tifozët nuk patën faj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.