Trajneri i Bajern Mynih Vinsent Kompani u pa i lumtur në zonën e prononcimeve pas suksesit me shifrat 3-0 kundër Verder Bremen:
“Ndeshje e dyluftuar. Rivalët u mbrojtën me forcat të shumta në prapavijë. Kështu që në pjesë e parë rezultojë më e vështirë nga sa pritej. Në fraksionin e dytë pas penalltisë së Kejn u bë më e thjeshtë. Ai është i jashtëzakonshëm.
Me fat që e kemi në ekip. Më vjen mirë për grupin, treguam dhëmbët ndaj një kundërshtari jo të lehtë. Fokusi kalon në mesjavë te ndeshja kundër Sëlltikut. Do futemi në fushë për t’u kualifikuar sa më parë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Kompani.
PANORAMASPORT.AL