Thursday, 28. May 2026
Sport

Fitorja me 3 gola të pësuar acaron Kimish: Nuk kemi qëndrueshmëri gjatë ndeshjes

GS 03/02/2025 2 Min. Lesezeit

Bajerni ka zgjatur serinë e fitoreve në Bundesligë dhe ka shënuar suksesin e pestë në po aq ndeshje në vitin e ri 2025. Megjithatë, futbollistët në Mynih nuk janë vërtet të kënaqur pas fitores 4:3 ndaj Holshtain Kiel.

joshua kimisht

Kjo është veçanërisht për shkak të faktit se ata pësuan tre gola kundër një kandidati për rënie nga liga, dy prej tyre brenda pak minutash. Joshua Kimish, i cili theksoi pas humbjes 3-0 kundër Fejnord Roterdam se Bajern aktualisht “nuk është një ekip i lartë në Europë”, përsëriti kritikat e tij pas ndeshjes me Holshtain: “Një skuadër e mirë e bën punën e saj për 95 minuta dhe ne kemi treguar tashmë se mund ta bëjmë”, shpjegoi ai në zonën mikse të “Allianz Arena”.

29-vjeçari bëri të ditur gjithashtu se ndeshja ndaj Kilit nuk është një rast i izoluar. Mesfushori iu referua fitores 3-1 kundër Slovan Bratislavës gjatë javës: “Gjithashtu u bë pak e egër drejt fundit në ndeshjen e Champions kundër Bratislavës”.

Kapiteni i Gjermanisë e gjen problemin tek konsistenca. “Nuk është çështje cilësie. Është më shumë çështje qëndrimi. Ne nuk duhet të humbasim parimet tona. Nëse i humbasim, jemi një ekip normal. Kjo na bën të pambrojtur ndaj çdo rivali”, tha Kimish.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: