Luis De La Fuente është i lumtur që ka arritur të mbyllë me sukses këtë tur eliminatoresh dhe mbi të gjitha faktin që pas një fillimi jo shumë bindës, Spanja tashmë ka gjetur ritmin e saj të vërtetë, edhe pse disa gjëra sipas tij në repartin sulmues duhen korrigjuar.
“Jemi të gjithë të lumtur, pasi ishte një grup i komplikuar dhe ndonjëherë tjetër ia kemi bërë të vështira gjërat vetes. Por unë jam i bindur që kam në dispozicion një skuadër fantastike, me shumë talent dhe që mund të bëjmë diçka të madhe në Europianin gjerman.
Ajo që më vjen keq vetëm është se në sulm jemi shpesh tepër të nxituar dhe gabojmë jo vetëm shumë raste, por bëjmë edhe ndonjë çmenduri si ajo e Moratës”.
PANORAMASPORT.AL