Monday, 30. March 2026
Sport

Fitorja ndaj Milanit, Enrike: Në 20 minutat e para ishin më mirë se ne

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

I kënaqur për fitoren, por sidomos për kreun e grupit të Champions-it. Luis Enrike nuk e fshehu gëzimin e tij përpara mediave, teksa lidhur me analizën e sfidës kundër Milanit u shpreh:

enrike mbape

“20-25 minutat e para Milani luajti më mirë, ishin shumë të zotë në mbylljen e hapësirave, teksa ne bëmë shumë gabime në dalje, duke humbur edhe disa topa të rrezikshëm.

Për mendimin tim ishim pak të butë mendërisht, por pas golit të Mbapesë arritëm ta përfundonim pjesën e parë në mënyrë pozitive, megjithatë jo domosdoshmërish më i mirë se Milani. Në pjesën e dytë ishim shumë më të sigurt, kishim më shumë raste, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para për shumë aspekte, ndaj jam i kënaqur.”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: