• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja në derbi mban “gjallë” Tiranën, Shkëmbi: Ju tregoj “çelësin” e këtij suksesi

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin 3 me 0 që skuadra bardheblu arriti në “Arenën Kombëtare” ndaj Partizanit.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas derbit për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi se arsyeja kryesore që çoi në këtë fitore ishte egoja dhe besimi i treguar nga futbollistët në fushën e lojës.

“Nga brenda nuk e mendoj se e kam përjetuar më shumë se ndeshjet e tjera. Pas golit të parë, mendoja të jepja diçka më shumë nga vetja. Edhe sot bëmë disa gabime pasi arritëm të shënonim të parët. E kemi punuar këto tre ditë në stërvitje, me Ndrecën të luajë pas sulmuesve kryesorë. Gjithashtu edhe ndryshimi tjetër ishte Përgjoni që luajti pak më lart.

Mendoj që ajo që më pëlqeu më shumë te skuadra ishte egoja dhe besimi. Në shumë ndeshje e kemi humbur besimin kur kemi qenë në avantazh dhe nuk më ka pëlqyer. Ndërsa në këtë ndeshje kjo ishte ajo që më pëlqeu.

“Do dalim nga kjo baltë ku jemi zhytur”, Halili: Kjo zallamahi është bërë për stadiumin e ri

Ajo që ka Ndreca pozitive është që në asnjë moment nuk kursehet për të bërë atë çfarë unë i kërkoj. Ai ka ardhur në fillim të kampionatit, kishim një pikëpyetje nëse ishte për lojtar titullar.

Por me ndeshjet dhe përpjekjet e tij e ka merituar. Unë e kam thënë edhe herën e parë me Mihanën, nuk ka luajtur vetëm për të shtyrë ato minuta. Vogli ka qenë shumë mirë në stërvitje, mendoja dhe ta fusja që në minutën e parë.

Edhe Mihana është në të njëjtin me të. Sot nuk kishim mesfushorë, përveç Smaçit dhe Soler ishte Vogli. Ndryshimi në këtë javë dhe këtë ndeshje, futbollistët ishin të përqendruar.

Kjo ishte një ndeshje finale e kampionatit, nëse do gabonim mund ta bënim edhe më të vështirë. Edhe për meritën tonë, kundërshtari pati vështirësi.

Lojtarët sot kishin besim të madh, Përgjoni ka bërë ndeshjen më të mirë që kur unë jam këtu. Skuadra ishte në atë mendimin që ka punuar gjithë javën për këtë ndeshje”, u shpreh Shkëmbi.

Next Post

Realit i vjen një ofertë prej 200 milionë eurosh për Viniciusin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.