Atalanta e Berat Gjimshitit regjistroi një fitore spektakolare ndaj Juventusit me shifrat 0-4. Paraqitje dinjitoze zhvilloi edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Kapiteni kuqezi fitoi në total 6 duele me kundërshtarët, spastroi 4 herë zonën, si dhe realizoi 33 pasime të sakta. Gjimshiti është padyshim një lider në mbrojtjen e skuadrës bergamaske, që do të tentojë titullin kampion në këtë edicion të Serisë A.
PANORAMASPORT.AL