• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me ‘iPhone 16’

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hajduk Split arriti një fitore të rëndësishme në derbin e mbrëmshëm ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin 1-0, duke kapur kryesimin e superligës kroate.

Mysafirët nga Spliti arritën fitoren falë një lufte dhe sakrifice të pabesueshme, por edhe nga gabimet e shumta të vendasve. Megjithatë, heroi i mysafirëve ishte sërish Marko Livaja, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.

Pas këtij suksesi, trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, vendosi të shpërblejë futbollistët dhe stafin e tij me nga një iPhone 16 për secilin, duke e bërë këtë dhuratë një investim prej 40 mijë eurosh.

Sipas mediave kroate, Gattuso kishte planifikuar t’i shpërblente lojtarët më herët, por rezultatet nuk kishin qenë të favorshme.

Pasi siguruan fitore në derbi, ai vendosi të blinte modelin e ri të iPhone 16 për të gjithë ekipin.

Gattuso ka ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe ka sjellë harmoni në klub, gjë që po reflektohet gjithashtu në rezultate pozitive.

 

 

 

Next Post

“Alarm” te Napoli, Kvaratskhelia në dyshim për sfidën e radhës të “Bluve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.