Skuadra e Manchester Cityt siguroi finalen e madhe të UEFA Champions League pasi gjatë kësaj jave deklasoi 4 me 0 ekipin e Real Madridit.
Një storje interesante ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, ku në dhomat e zhveshjes lojtarët panë 60 shishe shampanjë, shkruan Lajmi.net
Megjithatë, trajneri spanjoll Pep Guardiola nuk i la lojtarët e ti të hapnin shishet – dhe festën ia shtyu për disa ditë, deri në fitimin e një trofeu të parë këtë sezon.
Pra, 60 shishe shampanjë u rikthyen në frigorifer, të qëndronin të ftohta për festën e titullit në Premier League – ku Manchester City mund ta festoj nesër në rast të një fitoreje ndaj Chelseat.
Por, të kaltërtit nga Manchesteri mund të festojnë edhe sonte, në rast se Arsenali dështon të fitoj takimin kundër Nottingham Forest.
Kujtojmë që skuadra e Pep Guardiolas është nga një fitore larg, për ta fituar tripletën e parë në histori të klubit: FA Cup (kundër Manchester Unitedit), Champions League (kundër Interit) dhe një fitore në Premier League./Lajmi.net/
🚨 #ManCity security staff removed 60 bottles of champagne ordered for the home dressing room after the 4-0 win over Real Madrid.
@ManCity officials were told the champagne had been dispatched in error by hospitality staff and was intended for Sun 🍾 🥂[@MattHughesDM] pic.twitter.com/NI9daAI5WQ
— Gabriel (@Doozy_45) May 19, 2023