• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fituese e garave Grand Slam, Halep përjashtohet nga tenisi për katër vjet

12/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-numri një në tenis dhe dy herë fituesja e garave Grand Slam, Simona Halep, është përjashtuar nga ky sport për katër vjet, për shkak të dy shkeljeve të dopingut.

Halep, 31 vjeç nga Rumania, ka deklaruar e pafajshme për dy rastet e ndara të dopingut dhe është zotuar se do të apelojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Agjencia Ndërkombëtare për Integritet në Tenis (ITIA) njoftoi për pezullimin më 12 shtator, pasi vendimi u mor nga një tribunal i pavarur.

Halep edhe në të kaluarën ishte pezulluar nga tenisi profesional pasi kishte rezultuar pozitive për roxadustat më 2022 në garën U.S Open. ITIA tha se Halep personalisht kishte dëshmuar gjatë seancave dëgjimore të tribunalit që u mbajtën në fund të qershorit.

Ajo u gjet se ka shkelur Programin Anti-Doping të Tenisit (TADP) në dy raste më 2022.

Hapel gjatë karrierës së saj ka fituar në Wimbeldon dhe në Franch Open. Më 2019, ajo u bë rumunia e parë që u radhit e para në listën e tenisteve më të mira në botë.

Pas njoftimit të ITIA-s, Halep, sipas Reuters, ka deklaruar se ajo refuzon “të pranoj vendimin për ndalesën prej katër vjetësh”.

“Synoj ta apeloj vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport dhe të ndjek të gjitha rrugët ligjore kundër kompanisë që prodhon suplementin në fjalë [roxadustat]”, citohet të ketë thënë ajo.

Nëse mbetet në fuqi, ndalesa ndaj tenistes rumune do të përfundojë në fillim të tetorit të vitit 2026./REL

Next Post

Kumbulla: Shqipëria në “Euro 2024?” Shokët mund ta bëjnë realitet këtë ëndërr

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.