• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fjala aty vlente pak”, Di Maria thumbon Juventusin: Kishte drejtues gënjeshtarë

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Angel Di Maria u prit si hero, aq më tepër pasi shihej si figura që mund të zëvendësonte siç duhej Kristiano Ronaldon dhe për më tepër ai që përpara fillimit të fazës së dytë do të shenjtërohej edhe kampion bote me Argjentinën.

di maria

Por mesa duket, mes “El Fideos”, që tashmë është rikthyer te Benfika, dhe Juventusit gjëra në prapaskenë nuk kanë shkuar aspak mirë. Nga ana e tij veterani amerikano-jugor pranon se i mungoi disi vazhdimësia, por nga fjalët e tij kuptohet se ai mund të kishte dashur që të qëndronte, por klubi i tregoi derën, pas dënimit të marrë.

“Nuk e vë në dyshim faktin se për Juventusin ishte një vit i vështirë. Nuk e kuptova kurrë gjatë atij sezoni se çfarë po ndodhte në të vërtetë dhe cilat do të ishin pasojat e vërteta në fund. Këtë provova ta kuptoj duke bërë detyrën time, kur më kërkohej që të luaja. E pranoj se nuk luajta shumë, si rrjedhojë e dëmtimeve dhe pa dyshim që këtë peshë e ndjeva në ndërgjegje dhe s’mund ta mohoj.

A doja që të rinovoja me Juventusin? Unë do të them vetëm që kam pasur shumë diskutime të ndryshme me drejtuesit e klubit. Ndryshe kishim folur në fillim, ndryshe kisha folur edhe me Alegrin përpara se të vendosja firmën në kontratë. Në fillim dukej gjithçka shumë bukur, por duke parë gjërat që më pas ndodhën gjatë të gjithë atij viti te Juventusi, në fund kuptova se fjala e drejtuesve aty nuk vlente shumë. Gjithsesi, unë mendoj se me trajnerin, por edhe me shokët e skuadrës shkova shumë mirë. Më vjen keq sesi përfundoi, por nuk dua të flas më shumë se kaq”, përfundoi Angel Di Maria.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presidenti i Federatës spanjolle do të jap sot dorëheqje, shkak presioni i jashtëzakonshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.