• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fjalët e Mourinhos pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie.

Jose Mourinho ishte protagonisti gjatë dhe pas finales së Ligës së Evropës që Roma përfundoi duke humbur në penallti kundër Sevillas në stadiumin Puskas Arena në Budapest të Hungarisë.

Trajneri portugez ishte shumë kritik ndaj ecurisë së gjyqtarit në deklaratat e tij pas ndeshjes, ndërsa për skuadrën e tij tha se kthehen të vdekur në shtëpi.

“E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por, ishte një lojë e madhe, një finale e madhe”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t’i shënosh dhe ata kanë fituar”.

Mourinho nuk ngurroi të denonconte se gjyqtari iu duk spanjoll, aq shumë kartonë të verdhë dha.

“Kur duhej t’i jepte Lamelës të dytin, ai nuk ia dha. Dhe më pas shënoi një nga penalltitë. Është një padrejtësi”, këmbënguli portugezi.

Trajneri i Romës dha disa shembuj të asaj që ai i konsideroi vendime të këqija nga gjyqtari Anthony Taylor.

“Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja”.

“Vetëm shikoni gojën e Ibanez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela që ka gjuajtur një penallti dhe duhet të ishte përjashtuar; Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë është ajo që ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe është i verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë”.

“Sevilla është një ekip i madh, është një realitet. Ata kanë një skuadër që ne nuk e kemi. Gjithashtu kanë përvojën. Ne patëm një pjesë të parë të shkëlqyer, pastaj padyshim që ata patën një reagim”, përfundoi trajneri i Romës.

Next Post

Inter zgjedh partnerin e Lautaros, zikaltërit dërgojnë agjentë për të vëzhguar Retegui

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.