Koment dhe replikë. Paolo Maldini nuk hesht dhe ia beson mendimet “Corriere della Sera”-s pas sulmit të Paolo Skaronit, i cili në intervistën e dhënë një ditë më parë pati deklaruar:
“Nuk kam folur më me Maldinin që kur u shkarkua. Mendoj se kur dikush e shikon të kaluarën e tij me një nivel të caktuar ashpërsie, do të thotë se nuk po e jeton shumë mirë të tashmen. Shpresoj të mos jetë kështu me Maldinin, të cilit i uroj çdo kënaqësi”. Referenca është pikërisht te fjalët e Maldinin, i cili pa cituar presidentin aktual të Milanit, për “Corriere della Sera”, deklaroi: “Nëse shikoj të kaluarën time, nuk mund të ndalem të bëj asgjë tjetër përveç se të buzëqesh”.
PA QETËSI – Nga ana tjetër, marrëdhënia jo tamam idilike mes Skaronit dhe Maldinit nuk është diçka e re. Në dhjetor, ish-kapiteni dhe menaxheri i kuqezinjve nuk kishte fjalë të buta për 77- vjeçarin: “Milani meriton një president që kujdeset vetëm për interesat e Milanit. Në tribuna e shihja shpesh të largohej kur kundërshtarët barazonin ose kalonin në avantazh, ndoshta vetëm për të mos hasur në trafik. Ndërsa e kujtoj me shumë përpikëri në rreshtin e parë, kur fituam titullin: kjo është arsyeja pse nuk e di se çfarë nënkuptonte shprehja ‘grup i bashkuar pa mua’. Por është e qartë se unë kam një koncept tjetër të ndarjes së ideve dhe punës së grupit”.
Maldini dhe Skaroni ishin së bashku në bordin drejtues të Milanit te Milani nga viti 2018 deri në vitin 2023, kur ish-kapiteni u shkarkua nga pronari aktual, Xherri Kardinale, së bashku me drejtorin tjetër Frederik Masara, pavarësisht se fituan kampionatin në 2021-2022.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL