Friday, 7. August 2026
Sport

Fjalët e Yamal para finales së Botërorit: Nuk ka asnjë mundësi që të humbasim

GS 07/08/2026 2 Min. Lesezeit

Ai sigurisht që nuk ishte një lojtar vendimtar në finale apo edhe në pjesën tjetër të turneut, duke shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje, por rezultati përfundimtar nuk ndryshon: Lamine Yamal është kampion bote. 19-vjeçari i talentuar tashmë ka një Kupë Bote në emrin e tij pas triumfit të Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në Neë York. Pritjet ishin të larta për lojtarin e Barcelonës, i cili dha gjithçka në fushë, por kurrë nuk rezultoi vendimtar për “Furitë e Kuqe”.

Megjithatë, ajo që është e habitshme është qetësia dhe pjekuria me të cilën, vetëm 19 vjeç, ai iu afrua një finaleje të Kupës së Botës kundër Argjentinës së Messit. Një qetësi e demonstruar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, me një video të publikuar nga Federata Spanjolle që po emocionon tifozët në të gjithë botën.

Pamjet, të bëra vetëm disa orë para finales, tregojnë Yamalin të ulur në një cep, duke u përgatitur dhe duke pritur fillimin e finales së Kupës së Botës. “Je nervoz?” pyet intervistuesi talentin Blaugrana, i cili, megjithatë, përgjigjet me qetësi: “Të jem i sinqertë, jo, jo në këtë moment. Mendoj se shumë prej nesh nuk e kanë kuptuar ende se jemi gati të luajmë në një finale të Kupës së Botës. Po pres vetëm orën 3 pasdite (ora e fillimit të ndeshjes në Neë York)”.

Pastaj erdhën fjalët e një lideri të vërtetë: “Ne jemi Spanja dhe do të jemi Kampionë Bote. Humbje? As nuk po mendoj për humbjen, për mua, nuk ka asnjë mënyrë që të humbasim sot. E vetmja gjë që po imagjinoj është të ngremë Kupën dhe ta shohim Spanjën si kampione”. Fjalë që më pas u shndërruan në realitet me triumfin duke mposhtur Argjentinën në kohën shtesë.

Teilen: