Saturday, 16. May 2026
Sport

Flamujt palestinezë i kushtojnë shtrenjtë Celticut, UEFA ia dërgon “faturën” e gjobës

GS 23/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Skocisë, Celtic, është gjobitur nga UEFA pasi tifozët e tyre shpalosën flamuj palestinezë në ndeshjen e tyre kundër Atletico Madridit.

Gjoba për mesazhet pro-palestineze është 17 mijë e 500 euro, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.

UEFA deklaroi se shpalosja e flamujve palestinezë u interpretua si një mesazh provokues, në kohën kur po zhvillohet konflikti mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas.

Përveç flamujve të përmendur, tifozët e Celtic kishin pankarta “Liri për Palestinën” dhe “Fitore për rezistencën”.

Gjithashtu, Celtic fitoi një gjobë prej 8 mijë eurosh për shkallët e bllokuara në tribunë dhe 3 mijë 500 euro do të duhet të paguajë për ndezjen e fishekzjarreve./Lajmi.net/

Teilen: