• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamur Gashi “Ylli i Javës” në Superligë

29/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall kanë ndarë çmimit “Ylli i Javës” për javën e 36-të (të fundit) në Albi Mall Superligë. Ky çmim i ka takuar portierit të KF Malisheva, Flamur N Gashi

Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë portierit të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Llapit ai e priti penalltinë në minutën e fundit, duke ia mundësuar Malisheva t’i gëzohet fitores.

  

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Malisheva, Flamur Gashi e ndau Edon Sejdaj, dizajner grafik në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Gashi u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj se ky çmim, i cili është i pari për mua, nuk do të jetë i fundit, ndonëse të shpërblehesh në fund të kampionatit është qershia mbi tortë. Me lojën e djeshme e kemi mbyllur kampionatin me sukses si ekip por edhe në aspektin individual. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe duhet të jemi të lumtur me atë që kemi arritur”, ka thënë Flamur Gashi për faqen zyrtare të FFK-së./Lajmi.net/

  


Next Post

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Napolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.