Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, dëshiron ta lidhë të ardhmen vetëm me ngjyrat zikaltër. Ai është gati të rinovojë deri në vitin 2030, duke refuzuar kërkesat e klubeve të mëdha europiane, si Barcelona dhe Manchester United.
Bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë avancuar ditët e fundit, duke konfirmuar vullnetin e qendërmbrojtësit për të qëndruar. Bastoni nuk është joshur nga sirenat angleze dhe spanjolle, pasi ka si qëllim të bëhet një nga kolonat kryesore të Interit.
Drejtuesit zikaltër kërkojnë të “blindojnë” një nga pjesët më të çmuara të taktikës së trajnerit Chivu para hapjes së merkatos verore. Bastoni është në qendër të projektit teknik afatgjatë të klubit dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë ankand për mbrojtësin italian.