Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Luzit.
Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me anë të Silvio Zogajt.
Por avantazhin të besuarit e trajnerit Emiliano Çela nuk mundën ta ruanin deri në fund dhe në pjesën e dytë u barazuan nga një gol i Itodo.
Kështu, Flamurtari e nis me një pikë këtë sezon në Kategorinë e Parë ndërkohë që në ndeshjet e tjera, Tomori po ashtu barazoi pa gola me Korabin. Sakaq, Bylis fitoi në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Burrelit.
Vendimtar për ballshiotët ishte goli i Lajthisë në minutën e 83-të që e nisin kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.