• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

19/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli i sallës ka dhënë trofeun e parë të këtij sezoni, teksa të dielën në mbrëmje është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, aty ku janë përballur me njëra-tjetrën Flamurtari dhe Partizani.

Ndeshja që u zhvillua në sallën kryesore të Arenës Sportive “Dhimtraq Goga” në Shijak dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka dhuruar një festival golash, plot 17, teksa është Flamurtari që kalon i pari në epërsi me Kapaj.

Por Partizani do të përmbysë gjithçka me 3 gola të realizuar nga Tepsi, Leci dhe Danushi dhe janë kryeqytetasit që shkojnë në pushimin e ndeshjes me dy gola epërsi, 3-1.

Partizani do ta thellojë këtë epërsi në 5-1, me golat e Hoxhës dhe Gjeçit, por vlonjatet do ta shkurtojnë atë në 3-4 me dy gola të Shehajt. Më pas, të dyja skuadrat do të shënojnë nga dy gola secila, me Partizanin që mbetet në kryesim 7-5.

Megjithatë, golat dhe Nelajt dhe Gokajt e çojnë takimin në shtesën 5-minutëshe, atje ku do të jenë vlonjatet që do të përmbysin gjithçka, me golat e Nelajt, Qopekajt dhe Shehit, duke ngadhënjyer me shifrat 10-7 në këtë finale dhe duke e bërë kështu Flamurtarin fituese të trofeut në edicionin e 8-të të futbollit të sallës.

Next Post

Mediumi spanjoll “Relevo”: Mbappe ka zgjedhur numrin në fanellën e Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.