• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari, fitore në shtesë ndaj Tiranës

07/04/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra ka ulur siparin të shtunën me takimet e javës së 21-të dhe të fundit të sezonit të rregullt, aty ku ka spikatur padyshim përballja e luajtur në Pallatin e Sportit në Vlorë, midis Flamurtarit dhe Tiranës. Sfida midis vendaseve dhe kryeqytetaseve vendosi fatin e kreut të renditjes, që padyshim do të ndikojë jo pak sa i përket rrugëtimit të fazës së “play-off”-it për titull. Takimi që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport ka parë skuadrën vendase që ta nisë më mirë, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 4 pikë epërsi, 20-16.

Ndërkaq, 10-minutëshi i dytë ka qenë i luftuar fort dhe, për rrjedhojë ai është mbyllur në barazpeshë të plotë, me shifrat 15-15, duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë prej 4 pikësh të Flamurtarit, 35-31. Ndonëse skuadra kryeqytetase do të reagojë pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, duke e fituar 10-minutëshin e 3-të, 14-12, është skuadra vlonjate që vijon të kryesojë pas një gjysmë ore lojë me vetëm dy pikë epërsi, 47-45.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën nga kryeqyteti të vazhdojë të luftojë dhe do ta fitojë këtë fraksion loje 15-13, duke bërë që ndeshja të mbyllet në barazpeshë të plotë, 60-60. Kështu gjithçka i drejtohet një shtese prej 5 minutash, që ka qenë po aq e luftuar dhe drithëruese, por Flamurtari e fiton atë 14-11 dhe mposht Tiranën 74-71, duke marrë kështu vendin e parë të renditjes në mbyllje të sezonit të rregullt.

 

 

 

 

Next Post

Guardiola i mahnitur nga De Bruyne: Më duhet një lojtari si ai, për të fituar ndeshjet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.