• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari “mbijeton” në Vlorë

01/05/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra ka luajtur të martën takimin e 3-të të finales së titullit “kampion”, Flamurtari-Tirana. Ndeshja e luajtur në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. 

Takimi i luajtur në Vlorë ishte i luftuar dhe 10-minutëshi i parë u mbyll në barazpeshë 18-18, ashtu sikundër edhe ai i dytë. Por ishin vajzat bardheblu që e fituan atë me shifrat 19-17, duke bërë që të dyja skuadrat të shkonin në pushimin e madh me Tiranën në epërsi dypikëshe, me shifrat 37-35.

Nuk ka qenë ndryshe as 10-minutëshi i 3-të, që është fituar nga skuadra vlonjate po me dy pikë epërsi, 17-19, dhe pas një gjysmë ore lojë, të dyja skuadrat ishin mbërthyer në barazpeshë të plotë, në shifrat 54-54.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë një betejë edhe më të ashpër, me skuadrën vlonjate që mbizotëron dhe ruan gjakftohtësinë në fund, duke e fituar këtë fraksion loje 11-8 dhe gjithë 63-60 dhe duke e çuar në ndeshjen e 4-t duelin e titullit të kampiones së re të vendit në koshin e femrave.

Takimi i 4-t i finales për titull të basketbollit të femrave do të zhvillohet të premten, më 3 maj, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës.

 

Next Post

VIDEO/ Akti i parë i gjysmëfinales në paqe, Bayern Munich dhe Real Madrid përfundojnë në barazim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.