Flamurtari ka zyrtarizuar sot firmën me një tjetër lojtar. Bëhet për fjalë për Eric Veiga, i cili transferohet në Vlorë me parametra zero pasi i kishte mbaruar kontrata me ekipin portugez Avs FS.
28-vjeçari nga Luksenburgu është mbrojtës i krahut të majtë dhe karrierën e tij e ka nisur në Gjermani ku u transferua që në moshë të vogël në akademinë e Bayer 04 Leverkusen. Mëngjërashi numëron 60 ndeshje në Liga Portugal 2 ku ka luajtur në 3486’. Një numër të madh takimesh ai ka luajtur edhe në Regionalliga Nord të Gjermanisë ku ka luajtur 44 ndeshje.