Sunday, 2. August 2026
Sport

Flamurtari prezanton afrimin e radhës

GS 02/08/2026 1 Min. Lesezeit

Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri të Kategorisë së Parë.

Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e Filip Boshkovskit. 25-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë dhe së fundmi është aktivizuar me Pelister Bitolën në Maqedoninë e Veriut.

“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, mbrojtësin e djathtë Filip Boshkovski, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: