• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari rrëmben trofeun e parë

29/09/2023
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Koshi shqiptar ka ngritur siparin e sezonit të ri, teksa të enjten është zhvilluar finalja e Kupës së Federatës në Basketboll për femra, aty ku Flamurtari ka fituar me përmbysje ndaj Partizanit. Në fakt, ka qenë një përballje me luhatje kjo midis vlonjateve dhe kryeqytetaseve, teksa në fillim është Flamurtari që e nis më mirë dhe e fiton 10-minutëshin e parë me shifrat 20-13. 10-minutëshi i dytë ka qenë i luftuar dhe i barazpeshuar, me më tepër theks tek loja mbrojtëse, por edhe me gabime, por është Partizani që e fiton atë me një pikë epërsi, 16-15.

Ndonëse janë vlonjatet që shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 6 pikë epërsi, me rezultatin 35-29, Partizani del më i motivuar nga dhomat e zhveshjeve dhe mbizotëron në 10-minutëshin e 3-të, duke e fituar atë thellë, 23-10, dhe duke përmbysur shifrat e duke kryesuar pas një gjysmë ore lojë me shifrat 52-45.

Por Flamurtari ka reaguar në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, duke e fituar atë me 9 pikë epërsi, 27-18, çka ka bërë që vlonjatet t’i përmbysin shifrat dhe ta fitojnë këtë finale me shifrat 72-70 dhe të bëjnë të tyrin trofeun e Kupës së Federatës në Basketboll për Femra.

Ky duel, që u luajt në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Shijak, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, që do të sjellë të premten, duke nisur nga 17:00, edhe finalen e Kupës së Federatës në Basketboll për Meshkuj, midis Besëlidhjes dhe Tiranës.

Flamurtari          20           15           10           27           72

Partizani             13           16           23           18           70

Next Post

Napoli mbyll çështjen “Osimhen”: Kurrë nuk kemi dashur të talleshim me Victor në “Tik Tok”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.