Fitorja e Atalantës ndaj Bajer Leverkusenit është padyshim meritë e Xhan Piero Gasperinit. Trajneri 66-vjeccar italian më në fund fitoi trofeun e tij të parë dhe e bëri këtë me një skuadër që pakkush e kishte cilësuar favorite gjatë këtij rrugëtimi, teksa siguroi Ligën e Europës. Ndaj natyrshëm për të ishte koha që të festonte dhe nuk e fshehu entuziazmin e tij duke e cilësuar të merituat gjithçka, në fjalët e para pas ndeshjes.
“Besoj se kemi shkruar historinë, edhe për mënyrën se si e fituam. Të jashtëzakonshëm, përsëritëm Liverpulin, Lisbonën… Sportingu fitoi ligën. Kur u përballëm me Liverpulin ata ishin të parët në Premier Ligë… Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, një paraqitje e paharrueshme.
Formacioni sulmues? Ne shpesh luajmë me treshen përpara, ishin të gjitha kushtet e duhura. Duhet të ishim të rrezikshëm, është një finale dhe e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte fitorja. E dinim që të detyrosh një ekip si ky mund të na jepte përfitime, një ndeshje e jashtëzakonshme.
Bajer i pathyeshëm? Po, por padyshim që është e merituar edhe për sa i përket rezultatit. Jemi shumë të lumtur, fitimi i Ligës së Europës është një arritje e madhe.
Përgjigje ndaj kritikëve pasi isha pa trofe? Nuk mendoj se jam më i mirë se sot pasdite… Secili ka objektivat e veta, sigurisht që na duhej një kupë dhe mbi të gjitha një kupë kaq prestigjioze.
Rrugë apo sheh në Bergamo me emrin? Jo, ka kohë për këtë…”, tha duke qeshur trajneri Atalantës.
PANORAMASPORT.AL