Xhefri Monkada ka komentuar momentin e Milanit pas merkatos së kushtueshme të bërë gjatë muajit janar.
Drejtuesi kuqezi, pas ndeshjes me Romën, ka deklaruar:
“Na duhej një numër 9 dhe Gimenezi i plotëson kërkesat tona në çdo aspekt. Ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam kurrë. Tani mendojmë për sezoni dhe në të ardhmen do të bëjmë vlerësimet për lojtarët që kemi huazuar. Zhoao Feliksin mund edhe ta blejmë, por do të varet shumë prej tij pasi me Çelsin kemi një raport fantastik. Bëmë atë që duhej në merkato e sa për Çukvuezen, duhet të them se do të mbetet me ne si një opsion me vlerë për krahun e djathtë”.
Një tjetër temë e fjalës së tij ishte Kupa e Italisë, me Milanin që mbërriti në gjysmëfinale.
“Kupa e Italisë është një nga objektivat tanë. Mundësia për të shkuar në një gjysmëfinale është e rëndësishme, por ne vlerësojmë edhe turnetë e tjerë”, përfundoi Monkada.
PANORAMASPORT.AL