• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flet ish-sulmuesi i Realit: Tchouameni s’më bind fare, ja pozicionet ku do të ndërhyja në merkato

14/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Predrag Mijatovic, lojtar i Real Madridit nga viti 1996 deri në 1999 dhe drejtor futbolli i ekipit ‘merengues’ nga 2006 deri në 2009, analizoi në Cadena SER situatën e skuadrës pas humbjes së rëndë 2-5 kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Ish-futbollisti 55-vjeçar ka ide të qarta për masat që do të ndërmerrte për të forcuar dhe “rifreskuar” skuadrën nëse do të kthehej si drejtor sportiv i Real Madridid dhe rekomandimet që do t’i jepte presidentit Florentino Pérez.

“Do të forcoja krahun e djathtë dhe atë të majtë. Duhet të kërkohen zgjidhje. Real Madridi prej shumë dekadash ka pasur mbrojtës të krahëve shumë, shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të harrojmë emra si Roberto Carlos, Christian Panucci, Dani Carvajal, Marcelo… Real Madridi në këto dy pozicione gjithmonë ka pasur lojtarë që kanë bërë diferencën,” argumentoi podgoricasi në një intervistë me Manu Carreño në programin ‘El Larguero’.

Mijatovic gjithashtu mendon se Real Madridi “duhet të kërkojë mesfushorë të rinj”.

“Në këtë pozicion ka disa lojtarë me shumë cilësi. Duke qenë të mësuar me Toni Kroos dhe Luka Modric për një dekadë… duhet të kërkohet një mesfushor krijues i pastër. Një tjetër Modric ose një tjetër Kroos që vështirë se mund të gjenden. Ka lojtarë që kanë këtë potencial,” rekomandoi ai.

Sa i përket merkatos së dimrit, Mijatovic beson se “e di që flitet shumë për të përforcuar ekipin, por në janar nuk mund dhe nuk duhet të bësh gjëra të mëdha”.

Predrag Mijatovic theksoi se një tjetër pozicion për t’u forcuar është ai i “një qendërmbrojtësi… na duhet një qendërmbrojtës. Duhet t’i themi gjërat siç janë, Tchouaméni nuk më bind në asnjë pozicion (as si qendërmbrojtës dhe as si mesfushor). Është një lojtar që erdhi me pritshmëri të caktuara dhe që me Francën ka luajtur shumë mirë, por që kur ka ardhur te Real Madridi, situata i ka dalë jashtë kontrollit. Ai luan një ditë si mesfushor dhe një ditë si qendërmbrojtës… nuk e kemi në asnjë prej këtyre dy pozicioneve.”

Sa u përket pozicionit të trajnerit, Mijatovic shtoi:

“Do t’i jepja gjithë pushtetin Ancelottit deri në fund të sezonit dhe më pas do të merrja një vendim, pavarësisht rezultatit, edhe nëse ai fiton La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Më pëlqen shumë Xabi Alonso… Por duhet të kuptojmë që Real Madridi, edhe pse mund ta njohësh si lojtar, si trajner është një tjetër gjë.”

Next Post

Kupa e Shqipërisë/ Reshjet e dëborës zhvendosin në Devoll ndeshjen Skënderbeu-Vora

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.