• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flet për shërimin e saj pas aksidentit të frikshëm nën flakë

08/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionia e mëparshme e F1 Academy, Marta Garcia, ka siguruar fansat se po shërohet në spital pas një aksidenti frikshëm me flakë, në të cilin ajo ishte e bllokuar brenda makinës së saj Porsche të mbushur me tym.

Garcia, kampionia e parë e F1 Academy në vitin 2023, u dërgua në spital për kontrolla paraprake pas një aksidenti me shpejtësi të lartë gjatë garës së Le Mans Cup në pistën e Circuit de Barcelona-Catalunya.

Garcia ishte duke udhëhequr në klasën GT3 kur Porsche 911 e saj u dërgua jashtë piste pasi u përplas nga pas nga Elesio Donno në Ferrari-n e AF Corse, duke goditur një barrierë gome dhe duke u kthyer përsëri në pistë, ku makina më pas shpërtheu në flakë.

24-vjeçarja u bllokua frikshëm në makinën e saj, derisa thyen derën e anës së pasagjerit për ta ndihmuar të shpëtonte nga kabina e mbushur me tym.

“Dje, kam përjetuar një nga momentet më të vështira në karrierën time”, shkruante Garcia në Instagram, bashkangjitur një fotografie të saj në spital, ku u dërgua për kontrolle paraprake pas thithjes tymit.

Kam pasur një aksident shumë të rëndë në Circuit de Barcelona, me një impakt prej 21 Gs.

Një tjetër shofer më goditi nga pas dhe unë shkova drejtpërdrejt në një barrierë gome pranë murit”, u shpreh Garcia.

“Makina mori flakë, dhe megjithëse arrita të dal nga makina vetë, thitha tym dhe u ndjeva e mpirë pas kësaj.

Unë nuk mund ta hapja derën time sepse ishte bllokuar nga impakti, dhe fillova të panikoj ndërkohë që po hynte gjithnjë e më shumë tym në makinë… derisa thyen derën e pasagjerit dhe më nxorrën jashtë”, shtoi Garcia.

Next Post

Gavi: Dua të pensionohem tek Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.