Saturday, 2. May 2026
Sport

Flet rekordmeni i Spanjës

GS 22/06/2024 1 Min. Lesezeit

“Lamine Jamal është një lojtar unik dhe i veçantë. Ai është vetëm 16 vjeç dhe ne mund të presim gjithçka prej tij, pa i vënë kufij potencialit të tij”, tha David Vija.

Me përvojën e të qenit një nga legjendat e mëdha të skuadrës spanjolle që shënoi një epokë, duke fituar një Botëror dhe dy Kampionate Europiane, Vija “El Guaje” u ka dhënë një këshillë të gjithëve në Spanjë.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle (59 gola) kërkoi që fokusi të mos ishte te Jamal, duke shtuar se mediat dhe të gjithë duhet ta lënë të gëzojë fëmijën 16-vjeçar, ashtu siç bën gjatë ndeshjeve.

“Le të përpiqemi të kënaqemi, duke e parë dhe të mos i bëjmë shumë presion, sepse ai është ende shumë i ri”, tha ai.

Teilen: