Wednesday, 6. May 2026
Sport

Flet zhgënjimi më i madh i Italisë në Europian

GS 04/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Atalanta, Gianluca Scamacca, ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të Italisë në Euro 2024. Ai pritej të ishte zbulimi i kombëtares “azzurre” në këtë turne, po nuk la asnjë gjurmë.

Scamacca, në një postim në rrjetet sociale, gati një javë nga eliminimi i Italisë, ka folur për këtë dështim: “Na u desh pak kohë për të reflektuar për ndeshjen e disa ditëve më parë”.

“Kjo dhimbje do të zgjasë edhe pak, por jemi krenarë për përpjekjet tona.

Kjo është një pengesë e vogël. Ne e dimë se ku duam të jemi dhe do të kthehemi më të fortë. Faleminderit për çdo mbështetje në Gjermani”, tha Scamacca.

Sulmuesi e shoqëron postimin e tij në rrjetet sociale me një foto të tijën, me duar në ijë në ngjyrë bardh e zi.

Teilen: