Hansi Flick udhëhoqi Barcelonën drejt një fitoreje spektakolare 3-2 ndaj Villarrealit, në ndeshjen e La Liga-s, pasi katalanasit ishin në disavantazh të dy golave. Pavarësisht penalltisë së humbur nga Lamine Yamal në pjesën e parë, Barça reagoi fuqishëm pas pushimit, duke shënuar tri herë radhazi. Gerard Martín dhe Fermín López ishin ndër autorët e golave.
Kjo ishte përmbysja e 24-t e suksesshme e Barcelonës nën drejtimin e Flick, që prej emërimit të tij në vitin 2024. Gjermani e ka arritur këtë shifër në vetëm 134 ndeshje, duke barazuar rekordin e Pep Guardiolës, i cili regjistroi po 24 përmbysje në 249 ndeshje si trajner i katalanasve.
Flick i janë nevojitur 115 ndeshje më pak se Guardiola për të arritur të njëjtin numër përmbysjesh. Megjithatë, përpara tij qëndron ende Johan Cruyff. Legjenda holandeze udhëhoqi Barcelonën drejt 28 përmbysjeve në 430 ndeshje.
Duke pasur parasysh ritmin me të cilin skuadra e Flick po fiton ndeshje pas disavantazhit, duket vetëm çështje kohe që gjermani të kalojë edhe Cruyff.